Lajçak me fjalë të buta pas takimit me Vuçiq: Patëm një diskutim të sinqertë - NACIONALE

Lajçak me fjalë të buta pas takimit me Vuçiq: Patëm një diskutim të sinqertë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak e ka cilësuar si “të hapur dhe sinqertë”, diskutimin me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Lajçak përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se kanë folur për një zgjidhje që mund të ulë tensionet dhe lejon çmontimin e barrikadave.

Në fund, Lajçak shtoi se “Vuçiq e kupton seriozitetin e situatës”.

“Vazhdova misionin tim në Beograd sot për t’u takuar me presidentin Aleksandër Vuçiq. Patëm një diskutim të hapur dhe të sinqertë rreth një zgjidhje që mund të ulë tensionet dhe të lejojë çmontimin e barrikadave. Ai e kupton seriozitetin e situatës.” – tha ai.

Ndërkaq, Lajçak, bashkë me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, mbrëmë takuan edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Jam diplomat. Për mua mënyra më e mirë për t’i larguar barrikadat është si rezultat i një marrëveshjeje politike, jo me ekskavatorë.” – tha Lajçak pas përfundimit të këtij takimi.

Lajme të ngjashme