Aktivizohet Lajçaku: Takohet me presidenten Osmani, shkon për të takuar kryeministrin Kurti në Bled - NACIONALE

Aktivizohet Lajçaku: Takohet me presidenten Osmani, shkon për të takuar kryeministrin Kurti në Bled

2 vjet më parë

nga NACIONALE

I dërguari special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, po merr pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2023. Lajçak ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po ashtu po merr pjesë në këtë Forum. Pas kësaj, Lajçak do të shkojë edhe në Bled të Sllovenisë, atje ku po mbahet Forumi i Bledit.

Emisari Lajçak ka publikuar një fotografi në rrjetin social “X” ku shihet bashkë me presidenten Osmani.

E nisa sezonin e vjeshtës me dy ditë bisedash pasuruese rreth asaj se çfarë do të thotë për Evropën të jetë e guximshme. Mirë për të diskutuar me ekspertë, kolegë, miq dhe më e rëndësishmja me të rinjtë tanë në këtë vit.” – ka shkruar Lajçak.

Në ndërkohë, duhet të kujtojmë se është paralajmëruar që do të ketë një vjeshtë të “nxehtë” sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

E takimi i Lajçakut me Osmanin ndoshta mund të jetë një nga përgatitjet për pjesën e ardhshme të dialogut.

Aktivizimi i Lajçakut

Emisari i BE-së, Mirosllav Lajçak ditëve të fundit është takuar me të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabirel Escobar.

Tëmë kryesore mes tyre ka qenë dialogu mes Kosovë dhe Serbisë, situata aktuale dhe rruga përpara.

Këto detaje i ka dhënë Lajçaku.

Ndërsa ritmi në Bruksel u ngadalësua gjatë verës, sfidat në Ballkanin Perëndimor nuk u zhdukën. Një fushë e veçantë që ka mbetur lart në agjendën time është situata në veri të Kosovës.” – ka shkruar fillimisht Lajçak.

Më tej, Lajçak ka paralajmëruar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Për t’u përgatitur për muajt e ardhshëm dhe për të forcuar më tej përpjekjet tona të përbashkëta, ftova Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan Escobar në Bruksel për diskutime të thelluara dhe takime koordinuese. Së bashku me ekipet tona diskutuam në detaje çështjet e dialogut, ndamë vlerësime të situatës aktuale, zhvillimet e muajve të fundit dhe pritshmëritë për periudhën e ardhshme. Dhe ne gjithashtu u siguruam që të harmonizonim hapat dhe prioritetet e nevojshme të ardhshme.

Ndërsa Lajçak do të udhëtojë edhe në Bled të Sllovenisë, atje ku po mbahet Forumi i Bled-it e në të cilin merr pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Lajçak me Kurtin u takua për herë të fundit në Greqi dhe tani do ta takojë në Bled.

Ndërsa, Lajçak me Vuçiqin do të takohet në Beograd.

Para fillimit tradicional të punëve në javët e ardhshme në Bruksel, udhëtojë për në Alpbach, Bled dhe Beograd, ku do të takohem me kryeministrin Albin Kurti, presidentin Aleksandër Vuçiç dhe një numër partnerësh, miqsh dhe ekspertë për zhvillimet në Ballkanin Perëndimorë dhe zhvillimet politike globale.” – ka thënë Lajçak.

Ndërkohë, diplomatët e BE-së dhe SHBA-ve, kanë paralajmëruar se në shtator do të ketë një angazhim të ri për dialogun Kosovë-Serbi.

Një gjë e tillë u përmend ditë më parë nga mbasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, i cili e quajti çështje urgjente.

Shumë njerëz kanë qenë me pushime në gusht dhe kështu do të duhet të shohim se si duket në shtator. Unë besoj se kjo çështje është urgjente dhe se duhet të ketë një përparim në këtë çështje. Mendoj se të paktën ne e dimë se cilët janë përbërësit për një lloj të ardhmeje të qetë. Është shumë e qartë se ne kemi nevojë për një Asociacion të komunave serbe. Është e qartë se Kosova ka nevojë për qasje më të mirë në strukturat ndërkombëtare. Kështu që mendoj se ne në thelb e dimë se çfarë do të përpiqemi të bëjmë. Problemi është t'i bashkosh të gjitha. Është si një mozaik i madh. E hedh në tavolinë, pastaj duhet ta bashkosh. Nuk është e lehtë.” – ka thënë Hill.

Duhet të theksojmë se dialogu ka stagnuar për shkak të tensioneve të fundit dhe situatës në veri të vendit.

Kjo situatë e krijuar në veri të vendit, ka prodhuar masa ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.

Lajme të ngjashme