Lajçak e konfirmon, këtë javë mbahet takimi Bislimi-Petkoviq për dinarin në Bruksel - NACIONALE

Lajçak e konfirmon, këtë javë mbahet takimi Bislimi-Petkoviq për dinarin në Bruksel

1 javë më parë

nga NACIONALE

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka konfirmuar se në fund të kësaj jave, do të pres në takim kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për bisedime në Bruksel për çështjen e dinarit. Ky nuk është takimi i parë për këtë punë, pasi palët janë takuar edhe më parë, por që nuk kanë arritur një zgjidhje.

I dërguari i BE-së për dilogun Kosovë-Serbi përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia do të takohen në Bruskel gjatë kësaj jave.

Data e takimi nuk është caktuar dhe nuk dihet saktësisht, por ajo që tashmë dihet është se do të ketë takim të ri mes kryengociatorët të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij serb, Petar Petkoviq.

Takimi do të jetë në nivelin e kryenegociatorëve dhe temë kryesore do të jetë çështja e dinarit serb dhe gjetjen e një zgjidhje të përkohshme.

Në fund të kësaj jave, do të pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për një raund tjetër bisedimesh me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të përkohshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës.” – ka shkruar ai.

Gjithashtu, Lajçak ka thënë se pret që palët në takim të shkojnë me një qasje të orientuar drejt zgjidhjes, duke u bazuar në planet që janë paraqitura në takimet e mëparshme.

Pres që të dyja palët të vijnë në takim me një mendje të hapur, fleksibilitet dhe një qasje të orientuar drejt zgjidhjes bazuar në idetë e paraqitura gjatë takimeve të mëparshme.” – ka shkruar ai.

Takimi i fundit

Në takimin e fundit të mbajtur në Bruksel, Qeveria e Kosovës ka thënë se propozimi i Miroslav Lajçakut, ndërmjetës i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, rreth dinarit është konstruktiv.

Pas propozimit nga ana e BE-së, përsëri pala serbe nuk ka qenë e gatshme që të reflektojë në këtë propozim dhe kanë kërkuar kohë shtesë. Takimi i radhës pritet të mbahet pas dy javëve përsëri në Bruksel.” – shkruhet në këtë komunikatë.

Më tej, në këtë komunikatë Qeveria ka fajësuar Serbinë për ngecjen në negociata për temën e dinarit.

Edhe kësaj radhe, pala serbe refuzoi të bashkëpunonte e të vendoste si prioritet interesin e qytetarëve, duke insistuar në licensimin e një entiteti ilegal si “Postanska Banka”” – shkruhet aty.

Ndërkohë, një deklarim e pati bërë edhe kryenegociatori, Besnik Bislimi, duke thënë se në Bruksel nuk po diskutoget për dinarin.

Ky takim as nuk ka qenë i fundit e as i pari për dinarin, mendoj që është koha e fundit që ta shmangni këtë gabim në informim. Takimi është për të trajtuar modelet me të cilat Serbia mund të vazhdojë dërgimin e mbështetjes financiare për serbët e Kosovës, brenda rregullores së BQK-së.” – kishte thënë Bislimi.

Kujtojmë se ndalimi i dinarit ka çuar në krisje të raporteve të Qeverisë Kurti me aleatët e Kosovës.

Mbetet të shihet nëse do të gjendet një zgjidhje për këtë çështje.

Lajme të ngjashme