Qeveria Kurti përkrah propozimin e Lajçakut për dinarin: Konstruktiv dhe në drejtim të duhur - NACIONALE

Qeveria Kurti përkrah propozimin e Lajçakut për dinarin: Konstruktiv dhe në drejtim të duhur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka lëshuar një komunikatë në lidhje me takimin e tretë për dinarin në Bruksel, ku mori pjesë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe pala serbe.

Qeveria ka theksuar se propozimi i Miroslav Lajçakut, ndërmjetës i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, rreth dinarit është konstruktiv.

“Pas propozimit nga ana e BE-së, përsëri pala serbe nuk ka qenë e gatshme që të reflektojë në këtë propozim dhe kanë kërkuar kohë shtesë. Takimi i radhës pritet të mbahet pas dy javëve përsëri në Bruksel.” – shkruhet në këtë komunikatë.

Ata kanë fajësuar Serbinë për ngecjen në negociata për temën e dinarit.

“Edhe kësaj radhe, pala serbe refuzoi të bashkëpunonte e të vendoste si prioritet interesin e qytetarëve, duke insistuar në licensimin e një entiteti ilegal si “Postanska Banka”” – shkruhet aty.

Qeveria njofton se një takim tjetër do të mbahet pas dy javsh.

"Ky ishte takimi i tretë në nivel të kryenegociatorëve për gjetjen e një zgjidhjeje për pranimin e mbështetjes financiare të Serbisë nga komuniteti serb në Kosovë. Propozimet tona për zgjidhje kanë qenë që nga fillimi brenda Rregullores së BQK-së dhe në pajtim me legjislacionin e Republikës së Kosovës e gjithashtu dhe propozimi i BE-së konsiderohet nga ana e jonë si propozim konstruktiv dhe në drejtimin e duhur.

Edhe kësaj radhe, pala serbe refuzoi të bashkëpunonte e të vendoste si prioritet interesin e qytetarëve, duke insistuar në licensimin e një entiteti ilegal si “Postanska Banka”.

Pas propozimit nga ana e BE-së, përsëri pala serbe nuk ka qenë e gatshme që të reflektojë në këtë propozim dhe kanë kërkuar kohë shtesë. Takimi i radhës pritet të mbahet pas dy javëve përsëri në Bruksel.

Prononcimi i plotë për media i zëvendëskryeministrit Bislimi, pas takimit të mbajtur në Bruksel:

Ky takim as nuk ka qenë i fundit e as i pari për dinarin, mendoj që është koha e fundit që ta shmangni këtë gabim në informim. Takimi është për të trajtuar modelet me të cilat Serbia mund të vazhdojë dërgimin e mbështetjes financiare për serbët e Kosovës, brenda rregullores së BQK-së", thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Petkoviq e përsëriti se kjo çështje do të ishte e zgjidhur, sikur të ekzistonte Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Të enjten më herët në mëngjes, Lajçak e zhvilloi një takim dypalësh me kryenegociatorin serb Petkoviq.

Borrell: Dinari do të mund të zgjidhej me Asociacionin

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në një letër të publikuar nga Parlamenti Evropian të para pak ditësh, thotë se çështja e dinarit do të mund të zgjidhej nëpërmjet Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një obligim për Kosovën sipas ligjit ndërkombëtar. Ai derivon nga Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, e arritur ndërmjet palëvë ne dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, e më pas, u ratifikua edhe në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në këtë letër të z.Borrell.

"Çështja e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës për paratë e gatshme, prek çështje të cilat do të mund të negocioheshin në kuadër të Asociacionit të komunave serbe (statusi dhe financimi i institucioneve të administruara nga Serbia dhe inegrimin e tyre në institicuonet e Kosovës)", thuhet në letër.

Lajme të ngjashme