Lajçak e Escobar për dialogun: Kemi zgjedhje në SHBA e BE, duhet ta finalizojmë punën deri në fund të këtij viti
I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabirel Escobar dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak janë pajtuar që Kosova dhe Serbia duhe të gjejnë një zgjidhje deri në fund të vitit.
Lajçak ka thënë se nuk kanë kohë që të jenë durimtarë pasi edhe në Evropë edhe në SHBA ka zgjedhje dhe se Kosova në këtë fazë nuk do të jetë qendra e vëmendjes.
Kështu sipas tij, puna duhet të kryhet deri në fund të vitit dhe se palët duhet të kthehen në tavolinë të bisedimeve sa më parë.
“Nuk mendoj se kemi kohë që të jemi strategjikisht durimtarë, ne kemi zgjedhje në Evropë dhe zgjedhje presidencale në ShBA, dhe nuk besoj që Kosova do të jetë qendra e vëmendjes. Kështu që, unë besoj që duhet të finalizojmë punën deri në fund të këtij viti, ne mund të jemi në një lojë të re komplet pas këtyre zgjedhjeve. Unë mendoj që ne duhet të kthehemi në tavolinën e negociatave, sa më parë.” – ka thënë ai në një bisedë në Këshillin Atlantik të martën më 20 qershor.
Edhe Escobar është pajtuar më deklarimin e Lajçakut.
“Pajtohemi, duhet të kemi implementim sa më parë. Serbia duhet të mendojë se si do të implementojnë palët e tyre, që do të thotë njohje e simboleve, flamurit të Kosovës, duke përfshirë integrimin e saj në BE.” – ka thënë ai.
