Kënaqje e parakohshme: VV nis të krijojë bindje me votat në konsulata, qe sa (nuk) i rritë vota totale e diasporës
Kënaqje të madhe veçse ka nisur të përdredhojë Vetëvendosja në rrjetet sociale tashmë kur ka nisur numërimi i votimeve fizike në konsulata nga diaspora – ku marrë vendvotimet të veçanta kjo parti ka marrë shumicë dërmuese votash.
Shembull – Londër: nga 491 vota del që Vetëvendosja t’i ketë marrë 425.
Por, numri i pakët i votave në konsulata, nga 300-400 për vendvotim – me gjithsejt 15 mijë sa kanë votuar në total, duke i përjashtuar ato me postë – s’ndërrojnë ndjeshëm asgjë nga rezultati i përgjithshëm.
Për më tepër, kur edhe vetë kompani sondazhesh si UBO, nga Exit Poll-et që kanë rezultuar të saktë, është para-matur që vota e përgjithshme e Vetëvendosjes në diasporë të sillet rreth 60%.
Me 60% të votës së përgjithshme të diasporës Vetëvendosja merr veç një deputet më shumë, përkatësisht 48.
Ka prej Vetëvendosjes madje që supozojnë se me votën e diasporës mund të marrin edhe tre deputetë, më shumë se 47 deputetë që kanë aktualisht me votë të brendshme.
Por, statisticienë e njohës shifra – kanë bërë me dije se në sa do të qëndronte Vetëvendosja edhe po qe se do t’i merrte 80% të votës së diasporës.
Shenoll Muharremi ka përllogatiru të gjitha skenaret, edhe prej atyre më optimisteve e esktravagante që i pretendon Vetëvendosja: dhe sa do t’i përktheheshin ato në vota.
“Këtu i kemi të gjitha skenaret e ndikmit të votave të diasporës për LVV. Nga kjo shifet se sa mandate i fiton LVV nëse fiton 40%, 50%, 60%, 65%, 70% dhe 80%.
Modeli më i besueshëm mundet me qenë 60%-65%, dyjat rezultojnë me 48 mandate për LVV. Në këtë rast, PDK do i ketë 24 mandate, LDK 20; AAK-N 8 dhe Pakicat 20.
Ndikimi i Disaporës:
LVV: Vota 40% / Mandate 45
LVV: Vota 50% / Mandate 47
LVV: Vota 60% / Mandate 48
LVV: Vota 65% / Mandate 48
LVV: Vota 70% / Mandate 49
LVV: Vota 80% / Mandate 50