Një qytetar e akuzoi komunën se e vuri Anton Çettën si katolik, Twitteri 'shpërthen' me polemika
Pas katër vjetësh pritje, sot është bërë përurimi i shtatores së humanistit, Anton Çetta. Përurimi i shtatores, u bë në oborrin e Fakultetit të Filologjisë.
Me rastin e përurmit, i pari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se Kosova është me fat që ka lindur një njeri si Çetta.
“Ishte fillimi i viteve të 90-ta, zullumet e pushtimet të atëhershme po u trashnin. Për baraspeshë po punonte edhe trashëgimia e lashtë zakonore. Ai ishte intelektual, studiues. Ai themeloi komitetin e faljes së gjakut. Jemi njerëz me shumë fat, që Kosova jonë lindi një njeri kaq të madh”, ka thënë ai.
Por, figura e njeriut që dikur pajtoi mijëra shqiptarë që ishin në gjakmarrje, ka ngjallur një debat në rrjetin social "Twitter". Edhe më konkretisht, përkatësia e tij fetare, të cilën pothuajse asnjëherë nuk e potencoi vetë Çetta në të gjallë, u bë temë diskutimi.
Përurimin e kësaj shtatore nuk e kanë pritur të gjithë mirë, teksa disa qytetarë janë ankuar për vendosjën e shumë simbolevë krishtere në kryeqytetin e Kosovës.
Polemika në Twitter
Një qytetar me emrin Armend Krasniqi, ka shkruar në Twitter, duke e kundërshtuar vendosjen e Shtatorës së Profesor Çettës në Kryqytet, pasi e ka konsideruar si simbol të krishterë.
“Ja nisën, përseri një simbol i krishterë në qëndër të Prishtinës.. a nuk do duhej një debat publik para se të ndërmarrnin një veprim të tillë servilosës”, shkruan Armend Krasniqi në Twitter.
'cringe action' nuk ke specifik per Anton Çeten (respekt per to dhe vepren e tij)
— Armend Krasniqi (@Armendi) November 28, 2022
'cringe action' ke ne pergjithsi per ata qe vendosin kon duhet me qit. Duhet me fol me qit ne debat publik para se me vendos kon qysh tek!
Pak, më ndryshe e sheh çështjen e shtatorës së Çettës, qytetari me nickname “dardalbanian”. Në replikë i thotë se se Anton Çetta është më shumë se sa një i krishterë, por pajtohet se Prishtina nuk i përfaqëson të gjitha komunitetet fetare barabartë.
Hmm Anton Çetta was Christian but he and his biography reflect more than this.. personally, I do not view him as a "Christian symbol".
— E (@dardalbanian) November 28, 2022
But generally speaking, I agree with your criticism of Prishtina's space being not very inclusive..
Nërsa, qytetari me emrin Shpend Lila, i reagon duke i thënë se Anton Çetta e tejkalon fenë.
Anton Çeta e tejkalon fenë bro. Është shqiptar! Ky komb ka dhënë njerëz t'mirë nga të gjitha fetë.
— Shpend Lila (@Shpend_Lila) November 28, 2022
E, një tjetër qytetar me pseudonim Ylluminati, tregohet pak i ashpër dhe i përgjigjet duke ia kërkuar emrin e një hoxhe që është i denjë për një shtatore të tillë.
Gjaje naj hoxhe qe ka pajtu Shqiptare mes veti si ky edhe ia bajme edhe atij naj statue.
— 𝔜𝔩𝔩𝔲𝔪𝔦𝔫𝔞𝔱𝔦 🐼 (@Ylluminat) November 28, 2022
Kundërshtimet e mëhershme
Vajzat e Anton Çettës kishte kundërshtuar vendimin e Ipeshkëvisë së Kosovës që shtatorja e Anton Çettës të vendosej në oborrin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë një vit me parë.
Përmes një postimi në Facebook, Donika Çetta – Junçaj dhe Agata Çetta kishin kundërshtuar vendimin, duke thënë se një gjë e tille nuk qëndron në përputhshmëri me misionin e profesor Çettës.
"Siç dihet, veprimtaria e tij ka qenë në sferën e shkencës, arsimit dhe politikës kombëtare në një̈ kuptim mbipartiak e mbifetar. Kujtesa për këtë veprimtari duhet të ruhet në hapësirat publike që i përgjigjen më mirë misionit të tij të madh kombëtar dhe duhet të ruhet si e tillë edhe për brezat që vijnë pas." - thuhej ndër të tjera në deklaratën e familjes së albanologut të madh.
"Ne vlerësojmë se figura e babait duhet të jetë model që transmeton tek gjeneratat e reja vlerat duke tejkaluar të gjitha dallimet e një shoqërie multireligjioze ku ndodhemi ne, model i paanësisë dhe dinjitetit.Vendosja e shtatores brenda mureve të oborrit të Katedrales, do të binte ndesh me parimet dhe qëllimet e tij, prandaj ne si familje nuk e miratojmë një vendim të tillë dhe shpresojmë shumë nëmbështetjen Tuaj dhe mirëkuptimin e vendosjes së shtatores përballë Fakultetit Filologjik aty ku e ka miratuar Kuvendi Komunal." - theksohej tutje në deklaratë.
E pas reagimit të familjes, një deklaratë publike e kishte dhënë edhe Kisha Katolike. Në deklaratën e tyre, që u kritikua shumë, Kisha Katolike kishte theksuar "padenjësinë sakramentale" të profesorit Çetta, që vazhdon të mbetet njëra nga figurat më të respektuara të historisë së Kosovës.
“Për të respektuar mospëlqimin e vajzave të prof. Anton Çettës dhe pasi kemi hasur në padenjësinë sakramentale të tij, atëherë kemi sjellë vendim që të mos vendoset shtatorja e Anton Çettës”, kishte deklaruar sekretari i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Fatmir Koliqi