Ky është polici që u plagos mbrëmë në veriun e Mitrovicës (FOTO)
Mjeku i QKUK-së ka publikuar pamje të policit Ekrem Neziri 40-vjeçar nga Ferizaj që u plagos mbrëmë nga një sulm i armatosur në veriun e Mitrovicës.
Pamjet e policit i ka publikuar doktori i QKUK-së Alban Shabani.
“Shoku jem ashtu siç je plotë vullnet e forcë për ti shërbyer vendit ashtu i përballove edhe plumbave të armikut! Ne jemi afer teje tani ne këto momente sikur ti që je çdo ditë në mbrojtje të vendit e qytetarëve! Zoti i ruajt policinë e Kosovës”, ka shkruar doktori.

E operacioni i policit 40-vjeçar që mbrëmë mbeti i plagosur pas një sulmi të armatosur që ndodhi mbrëmë në veriun e Mitrovicës tashmë ka përfunduar.
Mjeku që ka marrë pjesë në operimin e policit- dr Nazmi Kolgeci i tha Nacionales se operacioni ka përfunduar me sukses, plumbi i është heçur policit.
“Po gjithçka ka përfunduar mirë. Polici po trajtohet tash në repart. Operimi ka përfunduar me sukses”, tha për Nacionalen drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale të QKUK-së, Nazmi Golgeci.
E ndërkohë edhe nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës kanë dhënë detaje për Nacionalen rreth gjendjes së policit që u plagos mbrëmë gjatë një aksioni të armatosur në veriun e Mitrovicës.
Sipas QKUK-së, polici i plagosur në QKUK ka mbërritur sot rreth orës 8:30.
“Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se sot rreth orës 8:30, një pjesëtar i Policisë së Kosovës i lënduar mbrëmë është pranuar në Qendrën Emergjente, pasi kishte marr trajtimin e nevojshëm në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës. Ekipi i Klinikës Emergjente bashkë me mjekët konsultantë nga klinikat përkatëse kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe rasti, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë. Pacienti është pranuar për trajtim të mëtejmë në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë Torakale”, kanë deklaruar nga QKUK.