Ky është personi i vrarë pas të shtënave me armë zjarri në Klinë
Një person ka mbetur i vdekur pas disa të shtënave me armë në një lokal në Klinë.
Për pasojë një person ka pësuar lëndime dhe ka ndërruar jetë pasi është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë.
Lajmin për vdekjen e të plagosurit e ka konfirmuar Gazmend Bojaj, drejtor i QKMF-së në Klinë, raporton Insajderi.
Personi i vdekur është identifikuar si Anton Prela nga Stupa e Klinës, sipas Klina.Info,

Ndryshe, Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, e ka konfirmuar gjuajtjen me armë para disa orëve.
“Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, tha Gashi për Express, më herët.