Krejt çka dihet për rastin ku mësimdhënësi dyshohet për sulm seksual ndaj nxënëses në një shkollë në Deçan
Një rast i rëndë ka ndodhur në një shkollë në komunën e Deçanit. Sipas raportimeve, një mësimdhënësi dyshohet për sulm seksual ndaj nxënëses. Pamjet janë publikuar në medie dhe kanë tronditur opinioni publik.
Sipas raportimeve të para, i përshirë në këtë rast është një mësimdhënës në Deçan. Denoncimi i rasti u bë nga drejtori i shkollës dhe drejtori i Arsimit në ketë komunë.
Ndërkohë, Gazeta Sinajali raporton se mësimdhënësi i dyshuar për këtë rast është Valentin Selmanaj.
I dyshuari është incizuar fshehurazi ku shihet duke sulmuar seksualisht një nxënëse të klasës së shtatë. Ai është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Pejë, e cila ka sekuestruar telefonin e të dyshuarit.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se janë marrë të gjitha veprimet hetimore.
“Prokurori i shteti ka marrë veprime hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale, i cili ka shkuar në stacionin policor dhe ka urdhëruar sekuestrimin e telefonit të të pandehurit. Me urdhër të prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm Seksual”. – ka thënë ai.
“Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor, ndaj të pandehurit do parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.” – ka thënë Nikçi.
Ndërkohë, edhe Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar mësimdhënësi.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, ndaj tij është inicuar rasti si “sulm seksual” dhe ai është dërguar në mbajtje.
“SULM SEKSUAL Deçan 08.06.2023 - 10:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lart-cekur ndaj fëmijës-viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.” – bëhet e ditur në raportin e policisë.
Më tej, për këtë rast ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Ramosaj në një përgjigje për Kallxom.com ka bërë të ditur se mësimdhënësi i dyshuar është suspenduar nga puna deri në procedurat e tjera.
Ai ka thënë se rasti ka ndodhur të premtën teksa ka thënë se ky rast i ka tronditur të gjithë qytetarët e Deçanit.
“Është një rast që na ka tronditur për nga natyra për shkak të respektit që e kanë pasur banorët për atë mësimdhënës, dhe nuk e di çka ka mujtë m’i ndodhë. Mirëpo është rast që na ka tronditur të gjithëve” – ka thënë Ramosaj për Kallxo.com.
Deri më tani nuk kemi parë asnjë reagim nga Ministria e Arsimit lidhur më ketë rast të tmerrshëm.

