Kuvendi ratifikon tri marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara në Procesin e Berlinit
Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar tri marrëveshje ndërkombëtare të cilat ishin nënshkruar në Procesin e Berlinit.
Me 83 vota,deputetët e Kuvendit të Kosovës ratifikuan marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, konkretisht me Bosnjën dhe Hercegovinën.
Gjithashtu, Kuvendi ratifikoi edhe marrëveshjën për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor.
Ndërkaq, më 84 vota, Kuvendi ratifikoi edhe marrëveshjen për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Mjekëve, Stomatologëve dhe Arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.
Kujtojmë se vitin e kaluar në Procesin e Berlinit gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor arritën këto marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit.
