Kuvendi publikon letrat e dorëheqjeve të deputetëve të Listës Serbe - NACIONALE

Kuvendi publikon letrat e dorëheqjeve të deputetëve të Listës Serbe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetët e Listës Serbe të hënën kanë dorëzuar dorëheqjet nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, faqja zyrtare Kuvendit ka publikuar letrat e dorëheqjes së dhejtë deputetëve serbë.

“Dorëheqjet e deputetëve të Listës serbe. Referuar deklaratës së kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, po publikojmë shkresat e dorëheqjeve të deputetëve të subjektit politik parlamentar Lista serbe.”, thuhet në njoftim.

Nga fotot që shihen, të gjithë deputetët janë arsyetuar njëjtë për dorëheqjet e tyre.

Në përputhje me rregulloren e punës së Kuvendit të Kosovës unë….numri personal…deputet i i Listës Srpska në Kuvendin e Kosovës, jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e deputetit”, thuhet në shkresen e dorëheqjes.

Ndryshe, mediat raportuan se kryetari Kuvendit, Glauk Konjufca, ka bërë kërkesë bërë zëvendësimin e këtyre deputetëve.

Lajme të ngjashme