Kuvendi pritet të shpenzojë një shumë të madhe parash për blerje të perdeve dhe tepisonave
Duket se Kuvendit të Kosovës i janë vjetruar perdet dhe tepisonat.
Ky institucion planifikon të shpenzojë një shumë të konsiderueshme të parave për blerjen e këtyre produkteve.
Sipas njoftimit për kontratën e publikuar në e-Prokurim, tempulli i demokracisë planifikon të shpenzojë 40 mijë euro për blerjen e perdeve dhe tepisonave.
Gjithashtu në njoftim thuhet se Kuvendi dëshiron t`i blej 19 artikuj të tillë.
“Vizitë sqaruese para dorëzimit të tenderit. Një vizitë para dorëzimit të tenderit do të mbahet më datën 24.03.2023 në orën 14:00 në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Vizita nuk është e detyrueshme, por është e rëndësishme për informim më detal rreth furnizimeve cilat janë objekt i kontratës. Qëllimi i Autoritetit Kontraktues është që me këtë rast t’u sqarojë operatorëve ekonomikë çështje të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me realizimin e këtij furnizimi. Gjatë kësaj vizite, Kuvendi i Republikës së Kosovës (Autoriteti Kontraktues) do të mbajë procesverbal me shkrim”, është thënë në njoftim, raporton Insajderi.