Kuvendi miraton një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare
Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare.
Me 81 vota pro u ratifikuan amendamentet e marrëveshjeve financiare me Bashkimin Evropian për programet IPA 2017 dhe 2018.
Deputetët miratuan edhe marrëveshje kredie me Bankën Evropiane për Investime për projektin e energjisë diellore në KEK.
Po ashtu kaluan kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për efiçiencë energjetike dhe trajtim të ujërave të zeza në Podujevë.
U miratua edhe kredia nga Fondi Saudit për Zhvillim për projektin rrugor Prishtinë–Mitrovicë.
Në fund, u ratifikua edhe marrëveshja me Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim për zhvillimin e sektorit financiar.