Kuvendi mban një minutë heshtje për vdekjen e Shyqri Nimanit
Kuvendi i Kosovës ka nderuar me një minutë heshtje akademikun Shyqri Nimani, i cili ka vdekur sot.
Më këtë rast, kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka shprehur ngushëllimet për familjen Nimani.
Ai e ka vlerësuar lartë kontributin e akademi Nimanit.
“Në këtë ditë të vështir për familjen, ne ju shprehim ngushëllime, në emër të Kuvendit të Kosovës. Ngushëllimet tona më të sinqerta po ashtu për miqtë dhe kolegët dhe të gjithë komunitetit artistik në Kosovë. Do të jemi gjithmonë mirënjohës për veprat dhe krijimtarinë e tij”, ka thënë Konjufca.