Kuvendi i Republikës Sërpska miraton vendimin për referendum, veprimi po vlerësohet si jokushtetues - NACIONALE

Kuvendi i Republikës Sërpska miraton vendimin për referendum, veprimi po vlerësohet si jokushtetues

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kuvendi Popullor i Republikës Sërpska (RS) ka marrë ku përmes referendumit qytetaret e këtij entiteti do të duhet të shprehen mbi aktgjykimin e Gjykatës së Bosnjë e Hercegovinës kundër Millorad Dodikut dhe vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të Bosnje e Hercegovinës, i cili ia ka hequr Dodikut mandati i presidentit të kësja republike.

Ky vendim po konsiderohet si antikushtetues. Kjo sepse referendumin nuk është në përputhje me Kushtetutën e Bosnjë e Hercegovinës, e cila nuk parashikon mundësinë që entitetet të shpallin në mënyrë të pavarur referendume mbi vendimet e institucioneve shtetërore, raporton REL.

Pyetja e referendumi, i cili pritet të mbahet më 25 tetor të këtij viti, është lexuar në seancë.

A i pranoni vendimet e të huajit të pa zgjedhur Christian Schmidt [përfaqësues i lartë ndërkombëtar në Bosnje] dhe aktgjykimet e Gjykatës antikushtetuese të Bosnje e Hercegovinës të shqiptuara kundër presidentit të RS-së, si dhe vendimin e KQZ-së për heqjen e mandatit presidentit të RS-së, Millorad Dodik?

Pro këtij vendimi të kontestueshme kanë votuar 50 nga 65 deputetët e pranishëm.

Pjesa tjetër e deputetëve abstenuan.

Lajme të ngjashme