Kuvendi i Kosovës pritet të votojë rezolutën për grevën - ja tri pikat që synojnë t’i kthejnë nxënësit në shkolla
Në seancën plenare, që pritet të filloj, në ora 12:00, në rend të ditës janë pikat e papërfunduara nga seancat e 4 gushtit dhe 15 shtatorit 2022.
Ndryshe, në seancën e parë plenare për sesionin vjeshtor të mbajtur më 15 shtator 2022, si pikë e veçantë u diskutua për grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).
Kërkesa për zhvillimin e debatit ishte parashtruar nga kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, mbështetur edhe nga deputetë të tjerë të PDK-së.
Kryesia e Kuvendit ka caktuar vazhdimin e seancës për ditën e sotme, në të cilën tashmë edhe formalisht është proceduar rezoluta dhe ajo iu është paraqitur deputetëve për votim.
“Betimi për Drejtësi”, ka arritur të sigurojë draftin e Rezolutës, e cila i përmban tre pika:
“Kuvendi i Republikës së Kosovës: (1) Kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që në afat prej 48 orësh nga miratimi i kësaj rezolute, të zhvilloj negociatat e nevojshme me Këshillin Grevist të BSPK-së (apo personat e autorizuar të BSPK-së) deri në zgjidhjen përfundimtarë që siguron ndërprerjen e grevës; (2) Kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që në afat prej pesë (5) ditëve nga miratimi i kësaj rezolute, të përfshijë – përfaqësuesit e autorizuar të BSPK-së – në grupet punuese për hartimin e Projektligjit të Pagave, para miratimit të tij në Qeveri dhe të marrë në konsideratë propozimet e tyre, dhe (3) Kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të propozoj masa për adresimin e kërkesave të tjera të sindikatës”.
Vazhdimi i seancës plenare pritet të nisë, në ora 12:00.
Dokumentet e siguruara nga betimi:

