Kuvendi dështon ta zgjedhë një anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur sot ta zgjedh një anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Deputetët nuk ia kanë dhënë besimin asnjërit prej dy kandidatëve që ishin në garë.
Kandidati Benik Bislimaj ka marrë 26 vota, kursi kandidati Alban Ajvazi ka marrë vetëm 7 vota.
Ndonëse në procesin e votimit kanë marrë pjesë 69 deputetë, 36 prej tyre ishin të pavlefshme.
Pas numërimit të votave, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë me dije se konkursi për zgjedhjes e këtij anëtari do të përsëritet.