“Kushtetuesja, opozita”, a u bë “bozë” arsyetimi i Albulena Haxhiut për dështimin e reformës në drejtësi
Gjykata Kushtetuese, ka për obligim ta vlerësoj kushtetutshmërinë e ligjeve dhe akteve të tjera të cilat kontestohen në këtë organ të pavarur.
Meqenëse Republika e Kosovës është shtet demokratik e Republikë parlamentare, ligjet i bëjnë deputetët. Por, ato duhet të jenë në përputhje me 'librin’ kryesor të shtetit.
Qeveria Kurti s’ia ka qëlluar disa herë me ligjet e propozuara. Premtuan reformë (e sidomos në drejtësi), por, -tranzicioni-, tashmë pothuajse ka kaluar në fazë (të ngecjes).
Për këtë shkak-pasojë Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka ashpërsuar edhe më tej gjuhën ndaj këtij instituciooni. Haxhiu ua bart fajin Gjykatës Kushtetuese e opozitës për mosjetësismin e reformës në drejtësi. Madje edhe më shumë se kaq: për mosjetësimin e reformave në përgjithësi.
Haxhiu, ka ripërsëritur arsyetimin “bajat”, të saj e punonjësve të tjerë përreth saj, duke e quajtur Gjykatën Kushtetuese penguese të reformës e shpëtim të opozistës.
“Gjykata Kushtetuese është një nga institucionet që po e pengon jetësimin e reformës jo vetëm në drejtësi por edhe në fushat tjera. Këtë po e them sepse opozita po e konsideron si shpëtim në mënyrë që të mos jetësohen reformat, qoftë në drejtësi qoftë në aspektin ekonomik financiar dhe ato që kanë të bëjnë me administratën publike”, u shpreh Haxhiu.
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, i ka reaguar ministres Haxhiu.
Ai ka vlerësuar se në rrugëtimin e saj politik partia në pushtet e ka për mision të identifikojë armiq. Sipas tij, një të tillë e ka gjetur edhe për këtë vit.
Miftaraj ka shkruar se armiku numër një i VV-së për vitin 2024 është Gjykata Kushtetuese.
“LVV në rrugëtimin e saj e ka politikë dhe mision të identifikoj dhe targetoj armiq. Për vitin 2024, për LVV armiku numër 1 i saj është Gjykata Kushtetuese. Reforma e dështuar në drejtësi është kontestuar edhe nga Komisioni i Venecias. Ndërhyrjet e papershtatshme te kesaj qeverie jane konstatuar edhe nga ekspertet eminente te Keshillit te Evropes”, ka shkruar Miftaraj.
Jokometenca e arrognca, sipas tij janë shkaku i kësaj pasoje.
“Jo kompetenca, arroganca dhe qellimet e keqija jane sinonim i kesaj qeverie, fajin dhe deshtimin e keni ne mesin tuaj edhe pse po akuzoni e mallkoni te tjerët”, ka shkruar Miftaraj.
Kandido në një shtet anarkik
Deputetja e LDK-së, ka sugjeruar Haxhiun (meqenëse kësaj të fundit s’po i pëlqën rruga institucionale e reformës) të kandidoj në një shtet anarkik, ku s’duhet kushtetuta, ligji a rregulla.
“Na vjen keq”, Ministre! Herën tjetër kandido në ndonjë shtet anarkik që nuk përfill kushtetutshmërinë, e ndoshta s’po të pengon më kushtetutshmëria e Republika.”- ka shkruar ajo.
Edhe Koordinadori i departmentit për Drejtësi në kuadër të PDK-së, Përparim Gruda, ka komentuar sulmet që ministrja Haxhiu i ka bërë Gjykatës Kushtetuese, duke e quajtur penguese të reformës.
Sipas tij, kabineti i Kurtit, po mundohet t’a muboj dështimin, duke sulmuar (sidomos) institucionet e drejtësisë.
“Gjykatat Kushtetuese, institucionet e drejtësisë dhe të gjitha institucionet e pavarura, sulmohen nga qeveria Kurti për një arsye themelore: për të mbuluar dështimin dhe paaftësinë e tyre për të kryer reformat e premtuara.”- ka thënë ndër të tjera Gruda.
Kushtetuesja vs LVV
Gjykata Kushtetuese, ka për obligim ta vlerësoj kushtetutshmërinë e ligjeve dhe akteve të tjera të cilat kontestohen në këtë organ të pavarur.
Meqenëse Republika e Kosovës është shtet demokratik e Republikë parlamentare, ligjet i bëjnë deputetët. Por, ato duhet të jenë në përputhje me “librin’ kryesor të shtetit.
Qeveria Kurti, s’ia ka qëlluar disa herë me ligjet e propozuara.
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar pjesërisht Ligjin për Pagat. Edhe para këtij njoftimi nga Kushtetuesja, shumë ekspert patën konstatuar se ligji është shkruar gabimisht.
Ligji për çmimet tavan për produktet bazë, gjithashtu ka rënë ndesh me kushtetutën.
Ligji për zyrtarë publik – në shumë nene në kundërshtim me kushtetutën.
Ligji për Këshillin Prokuorial – Në kundërshtim me Kushtetutën (gjithashtu me vërejtje nga Komisioni i Venecias)
Vendimi për shkarkimin e Bordit të RTK-së – Në kundërshtim me Kushtetutën.
Reformat në arsim në Komunën e Kamenicës – Nagavci kishte rënë në testin e kushtetueses.
Janë edhe dy vendime të tjera në kohën e pandemisë, që kishin rënë ndesh me kushtetutën.
Ndërkohë në shqyrtim vazhdojnë të jenë: Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Fondi Sovran, madje pritet edhe Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme të kontestohet nga Avokati i Popullit.