Kusari s’e di nëse Kurti do të jetë në seancë: Mbetet të shihet - NACIONALE

Kusari s’e di nëse Kurti do të jetë në seancë: Mbetet të shihet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila nuk e di nëse kryeministri në largim, Albin Kurti do të jetë pjesëmarrës në vazhdimin e seancës konstituive.

Kjo pasi ai ndodhet në Greqi në Symi Symposium, siç rëndom merr pjesë tash e disa v ite.

Pare seancës, Kusari u pyet mbi këtë çështje.

“Mbetet të shihet, nuk kemi informacion zyrtar se ai do të mungojë” – tha ajo.

Ndërkohë, deputetja foli edhe për votën e 61-të, nëse sigurohen tri të Nismës Socialdemokrate.

“Sipas matematikës së thjeshtë jo, duhet edhe një numër tjetër. Ndërsa me tri vota të Nismës janë 60. Do të duhet të pyeten deputetët që deklarojnë se nëse janë 60 vota, do të jenë i t 61-ti. Nëse jemi në këtë logjikë, 61 mund të arrihen” – ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme