Kusari me kërkesë për Edi Ramën: Mbylleni "Ballkanin e Hapur" - NACIONALE

Kusari me kërkesë për Edi Ramën: Mbylleni "Ballkanin e Hapur"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të LVV-së, i ka reaguar Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë. Në një cicërim në Twitter, Kusari-Lila i ka kërkuar Ramës që të mbyllë “Ballkanin e Hapur”.

Tutje, ajo ka thënë se tash është kohë vere dhe akullu mund të shkrimet shpejt.

“I dashur kryeministër Edi Rama është kohë vere dhe akulli mund të shkrihet shpejt. Më mirë mbylleni “Ballkanin e hapur” dhe do shihni si do të ngrihen fqinjët verior nga fryma e jugut. Kidnapimi & mbajtja e policëve është arsyeja e kahmotshme pse kufinjtë e hapur me këtë Serbi nuk bëjnë.” – shkroi zonja Kusari.

Ndryshe, sot Rama ka shkruar një seri cicërimash në Tëitter, ku mes tjerash ka paralajmëruar një “Republikë të KFOR-it”, nëse kryeministri Albin Kurti vazhdon të këmbëngul edhe më tutje në konfrontimin e tij me ndërkombëtarët.

Lajme të ngjashme