Kusari i shmanget pyetjes rreth Radojçiqit: Aaaa, kjo është para dy viteve - NACIONALE

Kusari i shmanget pyetjes rreth Radojçiqit: Aaaa, kjo është para dy viteve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka refuzuar të flasë rreth audio-incizimit të publikuar ekskluzivisht në Nacionale, ku ajo dëgjohet duke komunikuar me kriminelin Milan Radojiçiq, njëherit person në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të enjten, ajo është pyetur mbi këto biseda, ku ka ikur nga gazetari, duke thënë shkurt se këto janë deklarata të vitit të kaluar.

“A deklarata të vitit të kaluar janë këto. Para dy viteve.” – ka thënë ajo për “Betimi për Drejtësi”.

Dy pyetje iu shtruan më pas Kusari – Lilës, se a ka qenë Kurti në dijeni për këtë bisedë dhe se a ka biseduar me Radojiçiq për Ligjin e Pagave.

Zyrtarja e Vetëvendosjes ka ikur nga gazetarët dhe nuk është përgjigjur.

Si e mbrojtën Kurti e Haxhiu?

Ndryshe prej Kusari – Lilës, kryeministri Albin Kurti e ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nuk kanë ikur kur janë pyetur mbi këto zhvillime, megjithatë, i kanë dalë në mbrojtje fuqishëm asaj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën komentoi audio-incizimin, duke pretenduar se “situata është e montuar”:

“Ajo është një situatë e montuar dhe Radojçiqi këto 9 muaj ndodhet i lirë dhe trysnia në Kosovë duhet të jetë që ndaj tij të ketë aktakuzë dhe të jetë i arrestuar”.

Krejt në fund të përgjigjes, Kurti sipas deklaratës së tij, la të kuptohej se e di që inizimi është me sekonda.

“Po e kuptoj që po përpiqeni të dramatizoni me çdo kusht disa sekonda prej një bisede që nuk e di se si e ku është marrë e si u pre e nga kush u organizua, por, edhe njëherë unë jam kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Mimoza Kusari-Lila nuk është anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje; edhe po të ishte anëtare për këso gjëra ka komision disiplinor, sepse VV-ja s’e ka kryetarin diktator që merr ashtu vendime.” - është shprehur Kurti.

Ndërkohë, Haxhiu para mediave të mërkurën pretendoi se kjo është “përpjekje për ta tërhequr vëmendjen nga dështimi për rrëzimin e Qeverisë”.

“Një opozitë që një terrorist qe ka bërë sulm terrorist në Republikën e Kosovës nuk po kërkojnë asnjëherë nga Serbia që ta dorëzojnë atë, nuk kanë kërkuar nga partnerët ndërkombëtar t’i bëjnë presion Serbisë që t’i dorëzoj terroristet, jo vetëm Radojiçiqin. Tash paskan kërkuar hetim ndaj Mimoza Kusarit, unë mendoj qe kjo është një përpjekje për të larguar vëmendjen nga një dështim spektakolar që e patën, për rrëzim të qeverisë apo shkuarje në zgjedhje. Opozita duhet të jetë e bashkuar por ju e keni parë, njëra kërkon dorëheqje të qeverisë e tjetra shpërndarje të Kuvendit.” – ka thënë Haxhiu, sipas “EO”.

Çka dëgjohet në bisedë?

llavko Simiq: Kolege, kam ardhë te Milani, dëgjohu me të.

Mimoza Kusari-Lila: Në rregull.

Millan Radojçiq: Alo zemlajke, a po nihemi?

Mimoza Kusari: Po, po të dëgjoj.

Milan Radojçiq: Qysh je qysh po kalon?

Mimoza Kusari: Qe, qe në Kuvend i kam pasë disa takime. Tash u lirova, po shkoj në shtëpi.

Lajme të ngjashme