Kusari-Lila të dielen shfleton një Aktvendim të GjK-së, ka një thirrje për PDK-në
Mimoza Kusari-Lila, deputete në kuadër të Vetëvendosjes, ka bërë thirrje ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, që të marrin pjesë në votim në seancë ne nesërme ku supozohet të votohet sërish për Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit të propozuar nga partia e dalë para në zgjedhje.
Kjo pasi PDK-ja as votoi për, as kundër, as nuk abstenoi.
Postimi i Kusari-Lilës:
Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në Rastin Nr. KO119/14, pika 128 thotë se “Në konstituimin e Kuvendit, të gjithë deputetët duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë si të dëshirojnë, në mënyrë të hapur ose të fshehtë, të votojnë “për", "kundër” ose të abstenojnë, dhe nuk mund të lirohen nga të vepruarit kështu.
Dje në pikën për zgjedhjen e Kryetares së Kuvendit, kishte deputetë që nuk morën pjesë fare në votim. Mosvotimi sipas këtij Akgjykimi konsiderohet shkelje.
Ky veprim nuk mund të përsëritet nesër gjatë vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.