Kusari-Lila: Jemi gati për zgjedhje, por s’i japim votë opozitës - NACIONALE

Kusari-Lila: Jemi gati për zgjedhje, por s’i japim votë opozitës

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka thënë se ky subjekt politik është gati për zgjedhje, por “s’i jep vota asnjërës nga partitë opozitare”.

Kështu citohet të ketë thënë ajo në “RTV 21”, ku këtë e ka arsyetuar me atë që sipas saj, opozita nuk ka qëndrim të përbashkët.

“Momentalisht Lëvizja Vetëvendosje nuk jep votat asnjërës nga partitë opozitare, përderisa nuk kanë një qëndrim të përbashkët e para dhe e dyta përderisa nuk arrijnë një epilog të suksesshëm të proceseve të cilat kanë fillu dhe kemi përgjegjësi t’i përmbyllim me sukses.” - tha Kusari-Lila.

Tutje, Kusari-Lila raportohet se ka thënë se VV-ja është e gatshmë për zgjedhje, por sipas saj, dëshiron të tregojë përgjegjësi për mandatin i cili ende nuk ka përfunduar.

Vlen të theksohet se kohëve të fundit janë shtuar zërat për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme.

Opozita dhe pozita kanë deklaruar se vendit i duhen zgjedhje të reja, megjithatë, nuk kanë gjetur rrugë të përbashkët se si të shkohet deri atje. Opozita ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të dorëhiqet dhe më pas të shpërbehet Kuvendi.

VV-ja në anën tjetër, ka thënë se është e gatshme ta mbështes çdo iniciativë të opozitës për shkarkimin e kryeministrit dhe më pas shpërbërjen e Kuvendit.

Lajme të ngjashme