Kusari-Lila e akuzoi që i dha hapësirë Simiqit, Ermal Panduri i përgjigjet ashpër LIVE në emision - NACIONALE

Kusari-Lila e akuzoi që i dha hapësirë Simiqit, Ermal Panduri i përgjigjet ashpër LIVE në emision

1 vit më parë

nga NACIONALE

Moderatori i emisionit Debat Plus i është përgjigjur akuzave nga Mimoza Kusari-Lila.

LIVE në emision, Panduri ka thënë se fakti që Slavko Simiq ka dhënë përgjigje për Dukagjinin, nuk nënkupton besueshmërinë ndaj kësaj deklarate.

“Pa përmendur emër, por duke aluduar në Debat Plus përmendi hapësirën që i është dhënë Slavko Simiqit rreth kësaj ngjarje. Ne jemi platformë që në parim ndjekim kriteret profesionale të gazetarisë, këtij profesioni fisnik. Një përgjigje është kërkuar edhe nga Simiq dhënia e hapësirës nuk nënkupton besim, në asnjë formë një gjë të tillë nuk kemi pretenduar. Nuk ka pasur besim. Hapësira nuk është dhënë si bashkëpunëtorë, apo për para siç pretendon Kusari-Lila. Përtej kësaj, i vëmë në dijeni edhe një gjë, menjëherë pas daljes në publik, vet Kusari-Lila ka zgjedhur Debat Plusin për versionin e saj që kishin marrë dhenë”, tha Panduri.

Lajme të ngjashme