Kusari-Lila bën pak drama: Kush jemi ne t’ua mohojmë të drejtën qytetarëve për fondet që humbin?
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka mbajtur fjalim dramatik në Kuvend.
Ajo ka thënë se nëse sot nuk krijohen komisionet, do të humbin disa fonde.
“Agjenda e ditës së sotme, përjashto buxhetin 2026 që është i propozuar nga qeveria, të gjitha pikat tjera janë të detyrës dhe përgjegjësive të deputetëve. Formimi i komisionit nuk bëhet me propozimin e qeverisë, formimi i komisioneve bëhet në mes të grupeve mblidhen drejtuesit, bëjnë propozimin me radhë dhe konsistuojnë komisionet. Çka duhet tepër të vazhduar”, tha ajo.
“Kush jemi ne në këtë periudhë të vitit t’iu mohojmë të drejtën qytetarëve për fondet që humbin në muajin dhjetor. Plani i Rritjes ka afat skadence në dhjetor 2025, nëse nuk miratohet, 10% nga 880 milionë euro humben, nuk kthehen edhe nëse zgjedhjet më 21 dhjetor apo 28 dhjetor. Punëtorët e RTK-së nuk kanë paga të muajit tetor, e ata deputetë që nuk futen në sallë për ta votuar raportin, le të mendojnë për 700 familje”, tha ajo më tutje.