Kurtishaj: Çmimet e naftës në rajon janë më të lira, kjo i bënë bizneset jo të barabarta në tregun rajonal - NACIONALE

Kurtishaj: Çmimet e naftës në rajon janë më të lira, kjo i bënë bizneset jo të barabarta në tregun rajonal

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, ka reaguar duke i ka krahasuar çmimet e derivateve mes Kosovës dhe rajonit.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se për 22 centë ndryshon çmimi për 1 litër naftë, gjë që ky ndryshim i madh i çmimit i bënë bizneset kosovare jo të barabarta në tregun rajonal.

Sipas tij, aktualisht çmimi i një litre naftë në Mal të Zi është 1.48 euro, në Maqedoni të Veriut 1.50 euro ndërsa në Kosovë 1.70 euro.
“A ka perfaqesues të bizneseve që duhet me reagu apo duhet me u pajtu me të gjitha të këqijat e mundshme
, thuhet në postimin e Kurtishajt.

Lajme të ngjashme