Kurti: Vazhdimi i seancës konstutive do të thirret vetëm kur të kemi marrëveshje për Presidentin - NACIONALE

Kurti: Vazhdimi i seancës konstutive do të thirret vetëm kur të kemi marrëveshje për Presidentin

1 orë më parë

nga NACIONALE

Lideri i VV-së, Albin Kurti, ka bërë me dije vazhdimi i seancës konstituive do të ftohet vetëm kur të arrihet marrëveshja për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se në të kundërtën konstituimi i Kuvendit nuk do të kishte asnjë vlerë.

Vetëm atëherë kur ta kemi arritur dakordimin për çështjen e presidentit të procedojmë me konstituimin e institucioneve të tjera. Herën e kaluar e pamë se pa e zgjedhur çështjen e presidentit kot e konstotujme Kuvendin apo e formojmë qeverinë. Sepse vendi u dashtë të shkonte në zgjedhje”, ka thënë Kurti.

Ai ka ftuar liderët e partive politike që të iu përgjigjen thirrjeve të tij për të biseduar rreth kësaj çështje.

Është e nevojshme të ju kthehemi bisedimeve që të zgjidhim çështjen e presidentit dhe kur ta kemi një marrëveshje ta ftojmë vazhdimin e seancës konstituve. Pra, kur te jemi siguruar se kemi bërë çdo gjë për të evituar shkuarjen edhe në një palë zgjedhje të panevojshme për shteti”, ka thënë Kurti.

Në adresimin e tij, ai ia ka hedhur fajin edhe LDK-së që një kohë i kishte ndërpres bisedimet për këtë çështje.

T’i japim shancë një marrëveshje ose koncensusi për presidentin. Çfarëdo konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin do të ishte rrugë për shpërndarjen e tij. Ne kemi dashur t’i japim koë bisedimeve me partitë opozitare që nga çertifikimi, por për shkak të dinamikave në LDK, takimet i mbajtëm vetëm para pak ditësh.”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme