Kurti uron Keir Starmer dhe Partinë Laburiste: Ju dëshirojmë gjithë të mirat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Keir Starmer dhe partinë laburistë në Mbretërinë e Bashkuar pas fitores në zgjedhjet e djeshme.
Kurti e cilësoi si “fitore historike” dhe ka thënë se dëshiron më të mirat për udhëheqjen e re, dhe se mirëpret bashkëpunimin me ta.
“Urime për Keir Starmer dhe Partinë Laburiste të Mbretërisë së Bashkuar në fitoren dërrmuese historike mbrëmjen e kaluar. Ju dëshirojmë gjithë të mirat në udhëheqjen e vendit dhe presim bashkëpunim”, ka shkruar Kurti në “X”.
Congratulations to @Keir_Starmer and @UKLabour on the historic landslide victory last evening. We wish you all the best in leading the country and look forward to collaborating.
— Albin Kurti (@albinkurti) July 5, 2024