Kurti uron 4 korrikun: Zotohet për aleancë të përjetshme me Amerikën - NACIONALE

Kurti uron 4 korrikun: Zotohet për aleancë të përjetshme me Amerikën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar ShBA-në për 4 korrikun.

Kurti është shprehur se në shpalljen e pavarësisë së ShB-ve ndodhet një prej vizioneve më të fuqishme për lirinë dhe barazinë.

“Ai vizion – dhe vlerat e përbashkëta që shpreh – formojnë themelin e aleancës së kombeve tona.” – ka thënë kryeministri.

Ai është zotuar se aleanca e Kosovës me ShBA-të do të jetë e përjetshme.

Kujtojmë se ShBA-të kanë paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të politikave të ndjekura nga Qeveria Kurti në veri të vendit.

Statusi i plotë:

“Deklarata Amerikane e Pavarësisë përmban një prej vizioneve më të fuqishme për lirinë dhe barazinë që njihen në botë. Ai vizion – dhe vlerat e përbashkëta që shpreh – formojnë themelin e aleancës së kombeve tona. Pasi ai vizion është i përjetshëm, e tillë është edhe aleanca. Urime 4 korrikun!”

Lajme të ngjashme