Kurti, edhe pse mori gati 200 mijë euro në paga nga shteti: Unë jam klasë e mesme
Kryeministri Kurti, përderisa po flet për grevën në Kuvend, u shpreh edhe mbi klasën ekonomike të cilës i takon.
Ai tha se është "klasë e mesme" përkundër që përgjatë 12 viteve në institucione të shtetit ka marrë mbi 178 mijë euro në paga, dhe të cilat i ka harxhuar plotësisht.
Më poshtë e keni krejt çka tha Kurti në seancën e sotme në Kuvend që i dedikohet grevave.
“A e dini çka ndodhë nëse ka këso marrëveshje të pjesshme, është plotësisht legjitime dhe do të ishte iracionale nëse nuk pasojnë grevat tjera, secila kategori bëhet legjitime me bë grevë masnej, çka po bëhet me shtetin se unë jam klasë e mesme po me shtetin çka po bëhet. Çka ndodhë me shtetin, nëse kjo është mënyra që dikush thotë se derisa të kalojë projektligjit kategorisë time shtoja nga 100 euro mandej pse nuk është legjitime edhe një kategori tjetër me lypë njësoj, nuk kemi kategori të shenjtë në Kosovë, policët, zjarrëfikësit, ushtarët, administrata, të gjithë njerëzit janë njësoj se jemi republikë dhe demokraci prandaj nuk është kjo mënyra e zgjidhjes së problemit”, tha Kurti.
