Kurti ua paguan fluturimet mërgimtarëve, qytetarët i kthehen keq në komente
Postimi i fundit lidhur me subvencionimin e biletave ajrore ka nxitur reagime të shumta kritike ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij. Në komentet e bëra nga qytetarët poshtë positmit të tij, dominojnë ankesat për gjendjen në shëndetësi, varfërinë dhe mënyrën e shpenzimit të parasë publike.
Një nga komentuesit kritikoi gjendjen në spitale, duke thënë se mungojnë barnat elementare për pacientët me kancer dhe vitaminat bazë, ndërsa sipas tij qeveria po investon në projekte që nuk prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.
Ai shkroi se “po vdesin njerëzit” dhe kërkoi që investimet të orientohen në sektorët jetikë si shëndetësia dhe arsimi.
“Ne spitale mungojne barnat elementare per kancer. Shko te reparti Onkologjise. Gjithashtu mungojne vitaminat elementare per operim ne shtatzani, psh vitamina K ampulla. S'ki kurrgjo. Jemi shume keq ne arsim e shendetesi e sektor tjere. Infrastruktura si ne Mesjete ku dheu nuk hiqet neper autostrada e mos te flasim per diçka te re. Po vdesin njerezit. Investo ku duhet e ku zhvillohet shteti e jo me kontrollu shtetin permes vitrave e me ba parazit. Socialist i kohes Bashkimit Sovjetik qe pushtetin e ki Zot”, ka komentuar një qytetar.
Kritika pati për subvencionimin e linjave ajrore, ku disa qytetarë e cilësuan këtë si përpjekje për të fituar vota para zgjedhjeve.
“Haha veq vazhdo me mashtrimet e radhës se vetëm kështu i fiton do vota më shumë;
Me dy milion do i ndihmojshe spitalet për barna esenciale, policët për veshmbathje , ushtarëve të FSK pagesat për orët shtesë dhe për rrezikshmëri të lartë( qe ju kanë padit për mospages etj se lista është e gjatë)”.
Një pjesë e reagimeve u fokusuan edhe te gjendja ekonomike. Qytetarët u ankuan për taksat e larta, sigurimet e automjeteve dhe mungesën e mbështetjes për qytetarët që jetojnë në Kosovë. Disa komentues thanë se nuk do ta votojnë më Kurtin, duke shprehur zhgënjim me premtimet dhe qeverisjen.
“Qikjo spom pelqen aspak vallah albin vet jam mergimtar ama ma mir ish kane ato pare me i nda me familje ne kosov qe jame miftjaq sesa me ba ket skandal pot tham drejtpërdrejt”, ka thënë një tjetër.
Komentet mund të shihen poshtë postimit të Kurtit në lidhje me këtë çështje.
Ndërkohë, pasditen e së mërkurës kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka tentuar të sqarohet në lidhje me masën mbështetëse prej 2 milionë eurove për mërgimtarët
“Anulimi i fluturimeve në muajt e verës, do të nënkuptonte që një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve të mos mund te vinin siç vijnë zakonisht në muajt korrik dhe gusht. E kjo do të ishte keq për ta dhe familjet e tyre, por do të ishte fatale edhe për ekonominë e vendit. Prandaj kam angazhuar ministrat Hekuran Murati dhe Dimal Basha për të parë mundësinë e një mase që do ta parandalonte një situatë të tillë.” – ka shkruar ai.