Kurti “ua nguli thikën pas shpine” aleatëve dhe veteranëve, thotë Haradinaj - NACIONALE

Kurti “ua nguli thikën pas shpine” aleatëve dhe veteranëve, thotë Haradinaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vendi është “në situatë të rëndë politike” ka vlerësuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, për çka edhe kanë nisur takime me përfaqësues të ndryshëm të shoqërisë civile, mediave dhe kategori të ndryshme qytetarësh për të diskutuar dhe nxjerrur, siç janë shprehur ata, “modalitetet e mundshme” të rrugëdaljes nga kriza pas edhe izolimit dhe sanksionimit të vendit nga aleatët jetikë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Gjermania.

AAK sot zhvilloi takime edhe në dritën e zhvillimeve të fundit në lidhje me Pagën Minimale, ligj këtë të cilin edhe e kanë dërguar për opinion në Gjykatën Kushtetuese, ku s’janë përfshirë edhe veteranët e dalë nga lufta.

Në një bisedim me kategoritë të dala nga lufta, Haradinaj u tha të pranishmëve se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “ua ka ngulur thikë pas shpine dy vlerave më sublim të vendit – aleatëve ndërkomëbtarë dhe kategorive të dala nga lufta”.

Unë e di a janë kanë veteranët të rrejshëm a të vërtetë, Mimoza Kusari dhe Albin Kurti me i dhanë vetës të drejtë me i ofendua veteranët. Kush është shqiptar dhe gjak shqiptari duhet me i dhimtë, me këto që po i tham nuk i thash me nxit shoqatat. Kurti dhe kjo qeveri i ka ngul thikë pas shpine sakrificës sonë për liri, kategorive te lirisë, njerëzve qe kane mbajtur mbi supet e tyre përpjekjet për liri. Kjo sjellje është joinstitucionale dhe degraduese”, është shprehur Ramush Haradinaj.

Sakrifica për liri është e te gjithëve. Kushdo që ka bërë këtë sakrificë e ka bërë për kombin. Kjo do te mbetet ne përjetësi, ndër breza. Çdo brez i atyre qe ka bere sakrificë për liri shpreh respekt për paraardhësit, sikurse po ashtu ndihet i fyer kur kjo sakrifice të fyhet”, tha Haradinaj.

Lajme të ngjashme