Kurti ua 'hallakat' pasditën e së shtunës të gjithëve, reagime të shumta për shifrat e kryeministrit
Një postim me rreth 400 fjalë i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ku flet për “progresin ekonomik” të vendit ka shkaktuar reagime të shumta pasditen e së shtunës.
Kryeministri në shkrimin e publikuar në rrjetin social Facebook, pretendoi se ka pasur rritje ekonomike, ku përmendi ndihmën për biznese vendore, rritje të eskportit, investime të huaja, shtim të vendeve të reja të punës e të tjera.
Progresi ekonomik i Kosovës Rritje ekonomike sepse ky është vizioni ynë. Përkrahje për bizneset vendore sepse kjo është...
Posted by Albin Kurti on Saturday, October 8, 2022
“Progresi ekonomik nuk është hamendësim e as rastësi. Ai është rezultat i politikave të duhura dhe qeverisjes së mirë. Shifrat dhe indikatorët më lart janë dëshmia jonë për këtë”, kështu e përfundoi Kurti shkrimin e tij.
Kritikat
Shefi i ekzekutivit mori kritika për këtë shkrim, pasi që nuk publikoi asnjë fakt rreth shifrave e statistikave të vendosura në të.
I pari që i reagoi, ishte ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, i cili e konsideroi si të pasaktë dhe tendencioz publikimin e bërë nga Kurti.
Ai mes tjerash, bëri edhe tri komente në lidhje me këtë çështje.
3 komente, pa u thelluar ne pasaktesine dhe interpretimin tendencioz te dhenave nga Qeveria: 1) Qarkullimi i bizneseve...
Posted by Berat Rukiqi on Saturday, October 8, 2022
Duke marrë parasysh se kryeministri Kurti tha se janë hapur rreth 15 mijë vende pune nga janari deri në gusht të këtij viti, Nacionale foli me kryetarin e Sindikatës së punëtorëve të sektorit privat, Jusuf Azemi.
Ky shkurt na tha kjo “nuk është e vërtetë”.
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi tha se "Kurti për të mashtruar e për të bërë propagandë, nuk pushon as gjatë fundjavës".
“Per me mashtru e me bo propagande, kta s'pushojne as te shtunen e te dielen”, shkroi ai.
Per me mashtru e me bo propagande, kta s'pushojne as te shtunen e te dielen.
Posted by Nol Nushi on Saturday, October 8, 2022
As disa prej qytetarëve s’e kanë pritur aq mirë këtë shkrim të Kurtit, të cilit, edhe nuk po i besojnë.

“Kryeminister nuk e di çfarë lapsi ke ti që po ta qet llogarinë aq për qejfi tënd kur po thua rritje ekonomike kur popullaten ne këtë vit e ke më të varfur se në kohën e luftës e sidomos këtë shtresën e varfur (shumicën) te popullit që varen prej një ose dy pagave. Po çuditem me faktin kur thua rritje ekonomike kur ka inflacion mbi 100% në shporten e konsumatorit e mbi 80% të popullatës së Kosovës. Shumë kisha patur dëshir ta kem një laps të tillë që kur të llogariti së paku atëherë të dal n’plus edhe të jem i vetëkënaqur!!!”, është një prej komenteve të qytetarëve.
Kurti merr edhe përkrahje
Pati të tillë që edhe e duartrokitën postimin e kryeministrit Kurti për rritje ekonomike.
Në Facebook janë bërë mbi 500 komente te ky shkrim, ndërsa disa përdorues të këtij rrjeti social i kanë shprehur “respekte” kreut të Qeverisë.
"Mashalla..Kurti..", ka qenë një prej komenteve.

Postimi i kryeministrit është shpërndarë nga shumë bashkëpartiakë të tij, duke përfshirë këtu zëdhënës, ministra, deputetë.
Kur jemi te deputetët, Armend Muja bëri një koment te postimi i ekonomistit Rrukiqi, ku mbrojti statistikat e publikuara nga shefi i partisë së tij.
Rukiqi e konsideroi kompaninë “Comodita” në pronësi të familjes Devolli, si një prej eksportuesve më të madh të dyshekëve nga Kosova, por Muja cilësoi se ky është “mit i pasaktë”.
“Kosova ka një gamë më të zgjeruar të produkteve të eksportuara dhe nuk duhet të thjeshtëzoni për të promovuar pasaktësinë e mitit të eksportit të dyshekëve – kjo nuk qëndron“, shkroi Muja poshtë statusit të Rukiqit.
Muja mbron Kurtin në shifrat ekonomike, e quan suksesin e dyshekëve të Devollit "mit të pasaktë"

