Muja mbron Kurtin në shifrat ekonomike, e quan suksesin e dyshekëve të Devollit "mit të pasaktë"
Ashtu edhe siç pritej, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë nisur t’i dalin në mbrojtje kryeministrit Albin Kurti pas kritikave që mori për shifrat që publikoi rreth rritjes ekonomike.
Armend Muja, i cili merret shpesh me statistika, edhe pse s’i ka gjithmonë të sakta, ka reaguar në një postim të ekonomistit Berat Rukiqi, i cili e konsideroi kompaninë “Comodita” në pronësi të familjes Devolli, si një prej eksportuesve më të madh të dyshekëve nga Kosova.
Muja po cilëson se kjo është mit i pasaktë dhe se nuk qëndron.
“Kosova ka një gamë më të zgjeruar të produkteve të eksportuara dhe nuk duhet të thjeshtëzoni për të promovuar pasaktësinë e mitit të eksportit të dyshekëve – kjo nuk qëndron“, shkroi Muja poshtë statusit të Rukiqit.

Shkrimi i Kurtit i publikuar pasditën e së shtunës flet për mijëra vende të reja të punës, rritje të eksportit, investime direkte e ndihma për biznese vendore.
Nacionale ka publikuar një artikull ku shpjegon se si qëndron e vërteta për secilën prej këtyre pikave, të cilin iu ftojmë ta lexoni duke klikuar në linkun më poshtë.
