Kurti thotë se si qeveri janë të vullnetshëm ta ndihmojnë prokurorinë për rastin Dehari - NACIONALE

Kurti thotë se si qeveri janë të vullnetshëm ta ndihmojnë prokurorinë për rastin Dehari

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në tetë vjetorin e vdekjes në burgn e Prizrenit të aktivistit të LVV-së Astrit Dehari, ka bërë homazhe pranë varrit të tij.

Kurti ndër të tjera ka thënë se si qeveri janë shumë të interesuar, fort të gatshëm, gjithnjë të vullnetshëm, që ta ndihmojmë me krejt çka mundemi e dimë Prokurorinë e shtetit, për të sjellë drejtësi për Astritin.

“Kjo goditje tejet e rëndë vazhdon edhe pas tetë viteve, në një formë tjetër, nëpërmjet drejtësisë që mungon. Në këto tetë vite, katër prokurorë e kishin rastin e mbytjes në burgun e Prizrenit, të Astritit, por që të katër dolën në pension, pa e kryer punën. Tash është prokurori i pestë që e ka marr rastin. Dhe si LVV, si Qeveri e Republikës, jemi shumë të interesuar, fort të gatshëm, gjithnjë të vullnetshëm, që ta ndihmojmë me krejt çka mundemi e dimë Prokurorinë e shtetit, për të sjellë drejtësi për Astritin dhe familjen e tij”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, sipas babait të Astritit, deputetit, Avni Dehari ata që kanë bërë krimin ndaj djalit të tij edhe sot e kësaj dite mundohen të fshijnë gjurmët e tyre.

Dehari, është shprehur se nëse nuk zbardhet ky rast, vërteton se gjyqësia e Kosovës nuk është në nivel.

“Tetë vite, një njeri që ka humbur jetën në një institucion të Kosovës të mos zbardhet e vërteta, për të flet vet, sepse ata që kanë bërë krimin ndaj Astritit dhe drejtësisë në përgjithësi edhe sot e kësaj dite, mundohen të fshehin gjurmët e tyre. Nëse nuk zbardhet ky rast dhe raste të tjera, flet shumë se gjyqësia e Kosovës nuk është në nivel dhe Kosova nuk e meriton të ketë një gjyqësi të tillë”, është shprehur Dehari.

Lajme të ngjashme