Kurti thotë se “pa humbur kohë” do të konstituojë institucionet, “por, presidentin nuk mund ta zgjedhim vetë” - NACIONALE

Kurti thotë se “pa humbur kohë” do të konstituojë institucionet, “por, presidentin nuk mund ta zgjedhim vetë”

3 ditë më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministri kujdestar, për çështjen e presidentit të vendit i/e cili/a duhet të zgjidhet brenda 60 ditësh që nga konstituimi i Kuvendit të Kosovës, sërish s’dha indikacione për koalicion paszgjedhor, duke thënë se pret bashkëpunim nga partitë opozitare. Kurti tha se do të procedojnë “pa humbur kohë” për konstituimin e institucioneve të legjislatursë 11-të “por, se për presidentitn, ne këtë nuk mund ta bëjmë vetëm.”

Kurti kritikoi Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin e Pacollit kur u konstatua që për kuorum duhet të jenë 80 vota në kuti për të pasur raund të parë.

“Për shkak të një Aktgjykimi të GjK-së, që t’ju them të drejtën, ka pasur tejet shumë, interepretime kritike kredibile, sepse ne e dimë që GjK nuk do të duhej ta rishkruajë Kushtetutën, as ta amandamentojë, por vetëm interpretojë. Dhe ne kemi pasur shumë shembuj kur kemi pasur një lloj aktivizimi juridik. Por, ndodhemi tash në këtë rrethanë dhe na duhet bashkëpunimi,” tha au.

“Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën sa i përket zgjedhjes së presidentit ose presidentes. Nuk kanë munguar ofertat nga ana jonë. Qasja jonë është konstruktive, kreative dhe aktive. Por, shpresoj që kësaj radhe të ndryshojë qasja e opozitës dhe propozimeve tona jo më refuzime, të mos i kenë pjesë të identitetit që na bënë t’i quajmë bllok opozitar. Sepse me 15 deputetë iu ofruam 4 ministri dhe zv/kryeministrin, e refuzuan. Pastaj ofruam rrokadën KP / PR. Të dyja refuzuan. Pastaj ofruam që të votojmë presidentin e ofruar nga opozita, tre propozime, prap refuzuan dhe në fund edhe lideren e shoqërisë civile Feride Rushitin. Për të ecur përpara ka nevojë të përfundojë sjellja refuzuese e opozitës. Ndërkohë që ne në karakterin tonë si VV të jemi kreativ, konstruktiv, aktiv,” tha ai.

Lajme të ngjashme