Kurti si Bislimi: Migrimi s’është aq keq sa interpretohet, të rinjtë janë kthyer te gjyshja e gjyshi - NACIONALE

Kurti si Bislimi: Migrimi s’është aq keq sa interpretohet, të rinjtë janë kthyer te gjyshja e gjyshi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, beson se çështja e migrimit të kosovarëve, nuk është aq keq sa “interpretohet”, e si arysetim i kësaj, ai ka përmendur vizitat te “gjyshja e gjyshi”.

Ngjashëm si zëvendësi i tij, Besnik Bislimi edhe Kurti ka thënë se të rinjtë po punojnë nga Kosova dhe se janë kthyer te “gjyshi e gjyshja”.

“Që nga pandemia të rejat e të rinjtë po punojnë nga Kosova janë kthyer te gjyshja e gjyshi dhe udhëtojnë shpesh është një nismë shumë e lëvizshme se që ka qenë. Ata të cilët udhëtojnë, nuk mund t’i ndalim dhe as nuk duhet t’i ndalim por duhet të kujdesemi se a mund të kthehen pjesërisht”, ka thënë Kurti në konferencën Ndërkombëtare të Rinisë për VETËVENDOSJE! “Ëestern Balkans Six – Youth for Social Democracy.

“Si qeveri jemi të fokusuar në ndërlidhjen e arsimit me punësimin në hendekun e shkathtësisë, kemi migrimin e të rinjve, lëvizshmëria e qytetarëve nuk është e dëmshme në Kosovë, kemi ikje por edhe kthim, shumë të reja dhe të rinj po punojnë në distancë për kompani evropiane nga Kosova.” – ka thënë ndër të tjera Kurti.

Kujtojmë se ditë me parë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka mohuar se ka ikje të qytetarëve nga Kosova, duke thënë se po “dalin vetëm gjyshet”.

Lajme të ngjashme