Kurti thirrje BE-së: Mundësimi i shkarkimit të kryetarëve ishte kriter kyç, hiqni masat sa më parë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me dështimin e referendumit “për ose kundër” shkarkimit të kryetarëve në komunat veriore, ka thënë se “rezultatet e votimit të sotëm tregojnë që nuk ka vullnet për t’i shkarkuar kryetarët aktual”, ndonëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se iniciativa për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat veriore ka dështuar.
Kurti më tej ka thënë se qeveria “ndjeshme ndaj rrethanave në katër komunat në veri të Kosovës” dhe ka akuzuar Beogradin për “ushtrim të trysnisë ndaj qytetarëve serbë të Kosovës në këto katër komuna”.
Kreu i ekzekutivit përmendi gjithashtu se mundësimi i shkarkimit të kryetarëve aktual dhe mbajtja e zgjedhjeve për shkarkim “ishin kriter kyç për largimin e masave ndaj Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian.”
Ai ka bërë thirrje që masat e BE-së ndaj Kosovës të largohen sa më parë.
Reagimi i plotë i Kurtit:
Dështon referendumi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur edhe zyrtarisht se iniciativa për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat veriore ka dështuar. Në lidhje me dështimin e referendumit "për ose kundër" shkakrimit të kryetarëve, Presidentja e Kosovës, Osmani ka theksuar se, megjithëse Kosova u ofroi qytetarëve të komunave veriore mundësinë për të ndryshuar kryetarët aktualë, shumica e tyre nuk e shfrytëzuan këtë mundësi. E gjithë kjo, sipas saj, ka ardhur si rezultat i presionit të Beogradit, duke ua mohuar të drejtën e votës qytetarëve serbë në veri. Nga ana tjetër, për Listën Serbe, "farsa e organizuar nga Kurti ka përfunduar".
Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së, ka dhënë shifrat e sakta të votimeve komunë për komunë.
Në Zveçan nuk ka votuar asnjë person.
“Të 23 qendrat evotimit janë mbyllur në orën 19:00, sipas të dhënave që kemi pranuar në këto katër komuna, numri i qytetarëve që kanë votuar në procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni i tyre është si në vijim:
Leposaviq 124 votues
Zubin Potok 18 votues
Zveçan nuk ka votuar asnjë votues
Mitrovicën e Veriut 111 votues.
Nuk kanë votuar shumica e votuesve të regjistruar, pra nuk është arritur 50% plus 1 i domosdoshëm, prandaj konstatojmë se iniciativa e qytetare për largimin e kryetarëve ka dështuar".
Osmani fajëson Beograin
Në lidhje me dështimin e referendumit, presidentja Osmani ka theksuar se, megjithëse Kosova u ofroi qytetarëve të komunave veriore mundësinë për të ndryshuar kryetarët aktualë, shumica e tyre nuk e shfrytëzuan këtë mundësi. E gjithë kjo, sipas saj, ka ardhur si rezultat i presionit të Beogradit, duke ua mohuar të drejtën e votës qytetarëve serbë në veri.
"Kosova i dha qytetarëve të komunave të veriut mundësinë që t'i largojnë kryetarët aktual dhe t'i zgjedhin kryetarët e rinj. Qytetarët në masë të madhe nuk e shfrytëzuan këtë mundësi", tha Osmani.
Ajo ka akuzuar Listën Serbe dhe strukturat ilegale kriminale për presion ndaj qytetarëve për të penguar pjesëmarrjen e tyre në votim.
Në këtë kontekst, Osmani ka kritikuar “ndërhyrjen e paligjshme të Serbisë në procesin zgjedhor të Kosovës”, duke akuzuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq se nuk e ka mbajtur fjalën që u ka dhënë partnerëve ndërkombëtarë.
"Për fat të keq, kjo kryesisht ndodhi për shkak të presionit të Beogradit, të ekzekutuar nga Lista Serbe dhe strukturat ilegale kriminale. Edhe njëherë, Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër. Edhe njëherë, Vuçiqi shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë", tha presidentja e Kosovës.
"Farsa e Kurtit ka përfunduar"
Lista Serbe e cila njëherë e kërkonte procesin e ç’votimit të kryetarëve, e pastaj ftoi (suksesshëm) në bojkot, ka reaguar pas përfundimit të referendumit.
Sipas Listës Serbe, serbët u treguan unik, duke e bojkotuar procesin të cilin ata e quajnë "farsë të organizuar nga Kurti".
Në komunikatë ata kanë vazhduar t’i quajnë kryetarë të rremë, katër kryetarët shqiptarë në këto komuna.
"Farsa e organizuar nga regjimi i Albin Kurtit në veri të Kosovës ka përfunduar. Dita e sotme ka treguar disa gjëra që duhet të merren parasysh në periudhën e ardhshme, në radhë të parë nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare", thuhet ndër të tjera në reagim.
Thirrjet për bojkotimin e referendumit ata i kanë arsyetuar duke thënë se nisma, sipas tyre, “është krijuar që në fillim me qëllimin për të dështuar”.
"E para është se Lista Serbe kishte thellësisht të drejtë kur i bëri thirrje popullit serb që të mos marrë pjesë në shfaqjen e Kurtit, sepse ajo u krijua që në fillim me synimin për të dështuar", thuhet më tej në reagim.