Kurti tenton t’i bindë votuesit se ka raporte të mira me ShBA-në, Osmani sot takohet me zyrtarin e lartë në DASh - NACIONALE

Kurti tenton t’i bindë votuesit se ka raporte të mira me ShBA-në, Osmani sot takohet me zyrtarin e lartë në DASh

5 ditë më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pritet të takohet me një zyrtar të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, sipas njoftimi në faqen zyrtare të tyre.

DASh në agjendën ditore të zyrtarëve të lartë, ka njoftuar se Louis L. Bono, zyrtar i lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike do të takohet me Osmanin.

“Zyrtari i lartë i Byrosë, Bono takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu në Departamentin e Shtetit”thuhet në njoftim,derisa bëhet me dije se takimi mbahet nga ora 09:30, apo 15:30 sipas kohës në Kosovë.

Bono, raportohet se ka marrë detyrën më 20 janar, pasi presidenti amerikan, Donald Trump filloi mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë. Ndërkohë, Presidenca e Kosovës nuk ka njoftuar për një takim të tillë.

Ky, pritet njëherit të jetë takimi i parë i një lider kosovar me një zyrtar të administratës së Trumpit.

Nacionale ka pyetur në presidencë mbi detajet e këtij takimi që pritet të mbahet sot, megjithatë, deri më tani nuk kemi marrë përgjigje.

"Krejt janë kundër Kurtit", çka tha Grenell

Emisari Presidencial për Misione të Posaçme, Richard Grenell, shkroi se Kurti nuk është partner i besueshëm i ShBA-së dhe se e tërë bashkësia ndërkombëtare “është e bashkuar kundër tij”.

Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit” - tha ai.

Më tej, Grenell e shoi Kurtin si arsye shkas se pse kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por jo edhe në Kosovë.

“Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump” - tha ai.

Duke iu referuar deklaratës së mbrëmshme të Kurtit drejtpërsëdrejti, Grenell bëri thirre që qytetarët e Kosovës “të mos mashtrohen” nga ato deklarime që tha janë “absolutisht të rreme”.

“Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni” - shkroi ai.

Pretendimet e Kurtit

"Kurrë më të mira marrëdhëniet me ShBA-në se me qeverinë time”.

Kështu tha kryeministri nga Ferizaji gjatë një tubimi zgjedhor: duke ngrerë kontraste të vetëstiluara me qeveritë e kaluara se marrëdhëiet me ShBA-në “ata i përdorni për pushtet...unë për shtet”.

“Kurrë nuk i kemi pasur marrëveshjen me ShBA-të më të mira se sa tash, kurrë s’ka përfituar Kosova nga këto marrëdhënie më shumë se me ne.

Grantin mëtë madh e kem i marrë ne nga MCC, 202 milionë dollarë për bateri akumuluese”, tha Albin Kurti.

“E ata raportet me ShBA i përdornin për pushtet...ne i përdorim për shtet e jo pushtet. Për me ngjit shtetin lart e më lart” – u shpreh ai.

Lajme të ngjashme