Kurti takon Sarrazinin, i kërkon që marrëveshja për lëvizjen e lirë me Bosnjën të respektohet - NACIONALE

Kurti takon Sarrazinin, i kërkon që marrëveshja për lëvizjen e lirë me Bosnjën të respektohet

1 javë më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka pritur Manuel Sarrazinin, përfaqësues e posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.

Në takim, siç njofton Zyra e Kryeministrit, është biseduar për shumë tema, përfshirë zhvillimet e fundit politike.

“Duke folur për pritjet nga samiti i radhës, Kryeministri theksoi rëndësinë që marrëveshjet e arritura në Procesin e Berlinit të zbatohen plotësisht duke përfshirë marrëveshjen për lëvizjen e lirë me ID kartë mes Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës.

Në takim u bisedua edhe për zhvillimet aktuale në vend dhe rajon si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë në adresimin e përbashkët të tyre.” – njofton ZKM-ja.

Lajme të ngjashme