Kurti takohet me presidenten e BERZh-it, e falënderon për përkrahjen e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih ka takuar edhe presidenten e Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud.
Kurti përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, ka thënë se aktualisht Kosova është duke ndërmarrë një seri investimesh në infrastrukturë.
Sipas tij, këto investime janë duke u bërë me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës dhe nxitjes së rritjes ekonomike.
Tutje, Kurti ka theksuar se ka falënderuar presidenten Renaud për përkrahjen që kanë ndaj Kosovës dhe për planet e të ardhmes.
“Kosova po niset në një varg investimesh të zgjuara e me shënjestër të infrastrukturës, të cilat do të krijojnë vende të reja pune e do ta fuqizojnë më tej rritjen tonë ekonomike. Në ditën time të parë në Konferencën e Mynihut për Siguri, u takova me presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud, për ta falënderuar për përkrahjen e saj të vazhdueshme dhe për të bërë plane për bashkëpunim në të ardhmen”, ka shkruar Kurti.
Kosova is embarking on a series of smart, targeted infrastructure investments that will create new jobs & power forward our economic growth. On my first day @MunSecConf I met w/ @EBRD President @OdileRenaud to thank her for her ongoing support & make plans for future cooperation. pic.twitter.com/LhUuOqjEQC
— Albin Kurti (@albinkurti) February 18, 2023
