Kurti s’pranon pyetje në QKUK për Radomiroviqin: Jo këtu, zëdhënësi i Qeverisë është në dispozicion për juve - NACIONALE

Kurti s’pranon pyetje në QKUK për Radomiroviqin: Jo këtu, zëdhënësi i Qeverisë është në dispozicion për juve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, e ka vizituar sot repartin e Onkologjisë në QKUK, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

E gazetarët kanë tentuar ta pyesin Kurtin në lidhje me emërin e Radoica Radomiroviq, pjesë e ushtrisë jugosllave në kohën e luftës në Kosovës, si zv.ministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

Por Kurti nuk ka pranuar pyetje.

“Unë thashë Arben Vitia, Arben Vitia. Më falni por nuk mundeni kështu. Jemi para Institutit të Onkologjisë. Për çështje të tjera, për tema të ndryshme janë konferencat në Kryeministri me ministrat e tjerë. Tash e ka fjalën Arben Vitia. Tash e ka fjalën Arben Vitia.” - tha Kurti, transmeton Express.

“Këtu jemi para institutit të Onkologjisë dhe nuk besojë që pyetjet e juaja janë çështje në Onkologji. Me ministrat e tjerë në një konferencë tjetër në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Përparim Kryeziu zëdhënësi dhe unë jemi në dispozicion për juve por jo tani” - shtoi Kurti.

Lajme të ngjashme