Kurti: Serbët e Kosovës nuk e duan Asociacionin, është kërkesë e Beogradit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Al Jazeera, ka folur për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbë.
Sipas Kurtit, kjo është një kërkesë e cila vjen direkt nga Beogradi, jo nga serbët të cilët jetojnë në Kosovë.
‘’ Asnjë serb nga Kosova, nuk më ka shkruar ndonjëherë ndonjë letër ku kërkojnë që të formohet asociacioni. Ata duan punë, drejtësi por asnjë nga ta nuk dëshiron asociacion është Beogradi, që është duke insistuar që të formohet asociacioni’’, ka thënë Kurti.
Kryeministri Kurti ka deklaruar se asociacioni nuk mund të formohet pasi që është kundër Kushtetutës së Kosovës dhe Pakos së Atisarit.
"Në Kosovë ne nuk mund të kemi një asociacion të ndërtuar mbi baza etnike apo çfarëdo tjetër organizate institucionale. Duke u bazuar në statusin e Atisarit, 15 vjet më parë Kosova duhet të ketë shoqëri dhe institucione multi-etnike, për ketë arsye asociacioni nuk mund të kaloj testin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.", ka deklaruar ai.
Ai ka insistuar se Beogradi duhet t`i zbatojë 33 marrëveshjet të cilat janë nënshkruar në Bruksel, e jo të insistojë vetëm në formimin e asociacionit një-etnik.
"2 e 3 e marrëveshjeve në Bruksel, është Beogradi i cili nuk i ka implementuar dhe i ka shkelur këto marrëveshje por insistoj ne formimin e asociacionit. Sikur policia jonë nuk iu vihet mbrapa njerëzve për shkak të enicitetit të tyre por sipas veprimeve individuale apo grupore, kundër kriminelëve, po ashtu edhe sistemi yn demokratik, sistemi i Republikës së Kosovës, nuk mund të bazohet në asociacion apo institucione të cilat kanë për bazë krijimin mbi baza një-etnike'", ka thënë Kurti.