Kurti: Qeveria nuk ka pranuar dokument për çnjohje nga Togo - NACIONALE

Kurti: Qeveria nuk ka pranuar dokument për çnjohje nga Togo

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Togo nuk e ka çnjohur pavarësinë e Kosovës dhe se qeveria nuk ka pranuar ndonjë dokument apo shkresë nga Togo për çnjohje.

Kështu u përgjigj Kurti kur u pyet nga deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, në lidhje me deklaratat e ministrit të Jashtëm të Togos.

Nuk kemi pranuar dokument nga Togo. Nuk kemi asnjë indikacion e aq më pak vendim për shkëputje të marrëdhënieve. Marrëdhëniet ndërkombëtare nuk po tkurren me gjithë fushatën e egër të Serbisë. S’ka as dokument, as vendim, asnjë shkresë nga Togo për çnjohje. As nuk ka ardhur e as nuk ekziston. Deklarimet e bëra në Beograd të zyrtarëve të caktuar nuk mund të influencojmë. Por, kjo në aspektin zyrtar ndërshtetëror, protokollar, s’ka asnjë vlerë”, ka thënë Kurti në Kuvend.

Sipas deklarimeve të autoriteteve serbe, Togo ka çnjohur shtetin e Kosovës. Mirëpo këto deklarime ishin kundërshtuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës tanimë edhe nga kryeministri Kurti.

Lajme të ngjashme