Kurti “përherë mirënjohës” për intervenimin e NATO-s: Liderët përdorën politikën për të mbrojtur njerëzimin
Në njëzet e pesë e vjetorin e fushatës ajrore humanitare të Aleancësa së Atlantikut të Veriut (NATO) kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqi i cili kishte zgjeruar sipërmarrjen gjenocidiale dhe të spastrimit etnik të shqiptarëve të Kosovës në përmasat më alamarmante për botën, ka shkruar edhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në rrjetin “X”; duke e quajtur si “një nga ndërhyrjet më të suksesshme humanitare në histori”.
“25 vjet më parë, NATO filloi fushatën e saj të bombardimeve ajrore, një nga ndërhyrjet humanitare më të suksesshme në histori, e cila ndaloi tmerret e papërshkrueshme të gjenocidit. Ne u jemi gjithmonë mirënjohës liderëve botërorë dhe vendeve të përfshira, të cilët përdorën politikën për të mbrojtur njerëzimin”, ka shkruar Albin Kurti.
25 years ago, @NATO began its aerial bombing campaign, one of the most successful humanitarian interventions in history, which stopped the unspeakable horrors of genocide. We are always grateful to the world leaders & the countries involved, who used politics to protect humanity. pic.twitter.com/WThJRbdCzK
— Albin Kurti (@albinkurti) March 24, 2024