Kurti për “El Mundo”: KFOR-i është thelbësor dhe kyç për sigurinë e Kosovës
Misioni Paqembajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i “është thelbësor” me praninë e saj në Kosovës për shkak të armiqësisë serbe ndaj vendit, ka thënë kryeministri kosovar, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Mundo”.
El Mundo: A do të vazhdojë të jetë e nevojshme prania e KFOR-it në kuptimin e afatgjatë të këtyre kërcënimeve?
Kurti: Po, prania e KFOR-it mbetet thelbësore për sa kohë Serbia mbetet armiqësore ndaj Kosovës dhe Rusia vazhdon të ndeeez tensione në rajon. Tentimet e Moskës për të ndikuar në rajon, në kombinim me mungesën e njohjes nga Serbia, e bëjnë kyç për sigurinë dhe stabilitetin misionin e KFOR-it.