Kurti pyetet për komentet mbi Gjingjiqin: Nuk është hera e parë që e bëj këtë - NACIONALE

Kurti pyetet për komentet mbi Gjingjiqin: Nuk është hera e parë që e bëj këtë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeminsitri Kurti ka folur për komentet e djeshme që shkaktuan shumë bujë për kryeministrin e vrarë serb Zoran Gjingjiq.

Kryeministri i vendit nuk u zmbraps nga komentet e tij duke thënë që isthe e rëndësishme të shënohej vrasja kriminale e ish-kryeministrit të Serbisë.

“Ai u vra nga eksponentë të krimit të organizuar që kanë kryer krime të luftës edhe në Kosovë. Tash, natyrisht do të kritikohem, mirëpo bindja ime e fuqishme është se në këtë përvjetor jubilar të kësaj vrasje politike dhe atentati ndaj një gjysmë demokracie që po lind në Serbi në Serbi është dashur të shënohej. Nuk është hera e parë që e bëj këtë...” – u shpreh Kurti në fjalën e tij për këtë çështje.

Kurti gjatë ditës së djeshme i dha merita Gjingjiqit se gjatë vetëm gjatë qeverisë së tij në Serbi kishte pasur demokraci. Megjithatë, ai nuk i përmendi anët e errëta të biografisë së kryeministrit serb, sidomos në raport me Kosovën.

Lajme të ngjashme