Kurti pyetet për Faton Hajrizin: Kam shumë punë si kryeministër - NACIONALE

Kurti pyetet për Faton Hajrizin: Kam shumë punë si kryeministër

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur rreth rastit të Faton Hajrizit, derisa tashmë është konfirmuar se ai është personi i vrarë në Serbi, pasi dyshohet për vrasjen e një polici serb.

Gazetari që i është drejtuar Kurtit në lidhje me këtë çështje, nuk u la të përfundojë pyetjen pasi kryeministri tha se me këtë çështje, po merren ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Drejtësisë.

Kurti tha se “ka shumë punë si kryeministër dhe nuk ka nevojë ta bëjë edhe punën e ministrit”.

“Dy ministri tona, e Punëve të Brendshme dhe e Drejtësisë e trajtojnë këtë rast. Nuk kam nevojë ta bëj edhe punën e ministrit, kam shumë punë si kryeministër.” – u përgjigj ai.

Lajme të ngjashme