Kurti pretendon 'zvogëlim të varfësirë': Ka gjendje të mirë “konkrete, praktike, fizike dhe materiale midis njerëzve” - NACIONALE

Kurti pretendon 'zvogëlim të varfësirë': Ka gjendje të mirë “konkrete, praktike, fizike dhe materiale midis njerëzve”

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Albin Kurti, ka deklaruar se ato që ai i quajti si ‘përparime ekonomike’ në vend po reflektohen qartë në jetën e qytetarëve, pavarësisht, siç tha ai, “bërtimave dhe polemikave” që po tentojnë të krijojnë një perceptim tjetër.

“Natyrisht që edhe zvogëlimi i varfërisë edhe zvogëlimi i papunësisë ka ndikuar në mirëqenien e qytetarëve. Ka njëfarë shpërputhje midis gjendjes së mirë, konkrete, praktike, fizike, materiale midis njerëzve dhe, në anën tjetër, piskamave, bërtimave dhe polemikave të cilat zhvillohen, të cilat duket që kanë humbur shumë interesa për shkak të përparimit të Kosovës.” – deklaroi Kurti.

Lajme të ngjashme